Zbulohet emri i Papës së ri, 100 mijë njerëz në shesh e përshëndesin

Nga A2 CNN
8 Maj 2025, 19:21 | Bota

Zbulohet emri i Papës së ri, 100 mijë njerëz në shesh e

Robert Franciz Prevost është zgjedhur drejtuesi i ri i Kishës Katolike pas vdekjes së Francesku.

69 vjeçari Prevost është nga Amerika ndërkohë që gjatë qëndrimit të tij në këtë detyrë ka zgjedhur të mbajë emrin Leo XIV.

Zgjedhja e Prevost u bë pas 3 votimesh të 133 kardinalëve, i cili arriti të marrë shumicën absolute të votave.

Më shumë se 100 mijë besimtarë ishin mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për të përshëndetur Papën e ri, i cili doli në ballkon për t’i përshëndetur.

“Vëllezër dhe motra të dashura! Kjo është përshëndetja e parë e Krishtit të Ngjallur, Bariut të Mirë që dha jetën e tij për grigjën e Zotit. Edhe unë do të doja që kjo përshëndetje paqeje të hynte në zemrat tuaja, të arrinte në familjet tuaja, te të gjithë njerëzit, kudo që janë, te të gjithë popujt, në të gjithë tokën”, tha Papa i ri për besimtarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos