Tym i bardhë ka dalë në oxhakun e Kapelës Sistine, i cili lajmëron zgjedhjen e kreut të ri të Kishës Katolike.
Pas dy votimeve pa shumicën prej dy të tretash në mëngjes, pasditja e së enjtes solli lajmin e zgjedhjes së pasardhësit të Françeskut.
Shpallja e identitetit të Papës së ri dhe e emrit që ai do të marrë pritet së shpejti nga lozha qendrore e Bazilikës, e kryer sipas traditës nga protodiakoni kardinal.
Kambanat ranë në Sheshin e Shën Pjetrit për të përshëndetur zgjedhjen e Papës së ri. Turma në sheshin kryesor të Vatikanit shpërtheu në duartrokitje kur tymi i bardhë filloi të dilte nga oxhaku i Kapelës Sistine. (A2 Televizion)