Pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane në Kiev për një sulm ajror në ditët në vijim, Presidenti amerikan Donald Trump tha se udhëheqësit nga të dyja palët, Rusia dhe Ukraina, duhet të "përfundojnë këtë luftë”.
"Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Trump pati një telefonatë “shumë të mirë dhe produktive” me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy të enjten, duke shtuar se Trump shpreson që si Ukraina ashtu edhe Rusia do të bien dakord javën e ardhshme për një armëpushim 30-ditor të propozuar.
Kujtojmë se Presidenti Trump ka bërë thirrje të vazhdueshme për gjetjen e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por pavarësisht thirrjeve dhe premtimeve të tij, ende nuk është arritur armëpushimi i plotë. (A2 Televizion)