Turqia përballet me vapë përvëluese, por meteorologët paralajmërojnë reshje bore në dy rajone

Nga A2 CNN
27 Qershor 2025, 17:00 | Bota

Turqia përballet me vapë përvëluese, por meteorologët

Ndërsa Turqia sikurse edhe vendi ynë po përballet me një vapë përvëluese, ekspertët e meteorologjisë kanë bërë një parashikim interesant.

Autoritetet njoftuan se priten reshje të dendura dëbore në lindje të Detit të Zi dhe në pllajat në  lindje të Anadollit të dielën në mbrëmje dhe të hënën në mëngjes. Kjo është bërë e ditur nga mediat turke.

Ndërsa Drejtoria e Përgjithshme turke e Meteorologjisë lëshoi ​​një paralajmërim për rritjen e temperaturave në të gjithë vendin, ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave turke ishte një njoftim i bërë nga Hava Forum, ku thuhej se reshje të dendura dëbore priten në të dy rajonet natën e së dielës dhe mëngjesin e së hënës.

Nga ana tjetër, reshjet e dëborës ishin të pranishme në Rize ku trashësia e dëborës i kaloi 5 metrat në pllajën Balıklı në rrethin Ardeşen.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos