Emigracioni sjell 2 mijë euro në vit për çdo familje shqiptare, 1/4 e tyre nuk ka me se jeton

Nga A2 CNN
27 Qershor 2025, 21:45 | Ekonomi

Në emisionin “Thjesht”, në A2 CNN, gazetari Neritan Sejamini trajtoi temën e remitancave dhe ndikimit të tyre në ekonominë dhe financat e familjeve shqiptare.

Sipas gazetarit shifrat tregojnë se edhe në 2025 shqiptarët mbajnë frymën gjallë vetëm nga paratë që ju dërgojnë familjarët emigrantë.

“Pa këtë mbështetje dhjetëra mijëra qytetarë do të jetonin në varfëri të plotë”, tha Sejamini teksa shtoi se “dërgesat mesatare nga pikëpamja e shumës janë rreth 2 mijë euro në vit për çdo familje”.

¼ e familjeve që kishin marrë dërgesa nga familjarët emigrantë gjatë vitit 2018 i kishin ato të vetmin burim të të ardhurave. Pra afërsisht 6% e familjeve shqiptare mbaheshin vetëm nga paratë e emigrantëve”, shtjelloi më tej ai.

Sejamini po ashtu zbuloi në “Thjesht” se në periudhën 1992-2002, pra dekada e parë e tranzicionit të vendit, totali i investimeve të huaja në Shqipëri ishte vlerësuar me 800 milionë dollarë.

Për të njëjtën periudhë dërgesat nga emigrantët shqiptarë në Shqipëri arritën në 4 miliardë dollarë, pra pothuajse 5 herë më shumë se investimet e huaja. Roli parësor i dërgesave ka qenë ai i zbutjes së varfërisë dhe mbështetje3s së familjeve shqiptare”, nënvizoi gazetari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos