Përfshihet nga flakët një pronë private në Fier, dëme të shumta materiale

Nga Çaku Tafa
27 Qershor 2025, 21:16 | Kronikë

Përfshihet nga flakët një pronë private në Fier,

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pasditen e sotme një pronë private në fshatin Peshtan në Fier duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Ngjarja ka ndodhur në pronësinë e një shtetasi, ku sipas burimeve paraprake, zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike e dalë nga pompa vaditëse e ujit. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar në pak minuta një sasi të madhe dëngjesh bari, si dhe një stallë bagëtish në të cilën ndodheshin edhe mjete pune bujqësore si jonxha, frezë dhe vegla të tjera.

Fatmirësisht, brenda stallës nuk ndodheshin bagëtitë në momentin e rënies së zjarrit, çka bëri të mundur shpëtimin e tyre. Dëmet materiale paraprakisht vlerësohen rreth 10 milionë lekë të vjetra.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat arritën të lokalizojnë dhe të neutralizojnë flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos