“Politika kosovare e papërgjegjshme, s`po sheh tanket serbe në kufi”, Veliu: Albulena Haxhiu po keqpërdoret nga Kurti

Nga A2 CNN
27 Qershor 2025, 21:52 | Politikë

“Politika kosovare është e papërgjegjshme nuk i sheh tanket e Serbisë afër kufirit me Kosovën, por merren me gjëra personale dhe private”. Kështu deklaroi në “Çdo kënd” me Merita Haklajn në A2 CNN, analisti Lulzim Veliu, sipas të cilit qeveria e ardhshme e Kosovës do të ëprballet me problematika të mëdha dhe do të detyrohet të pranojë zgjedhjet e presidentit Trump.

“Qeveria e ardhshme e Kosovës do të përballet me problematika të mëdha dhë do të jenë të detyruar të pranojnë zgjedhjet se Trump e SHBA do ti kthehen dialogut të Kosovës përkundër kësaj krize gjeopolitike. Politika jonë e papërgjegjeshme nuk po isheh tanket e serbisë afër në kufi me Kosovën por merren me gjëra personale dhe private. Do të përballet në dialogun e ardhshëm me Trump dhe qeverinë amerikane”.

Duke folur në A2 CNN për vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë për konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh. Në këndvështrimin e tij, Veliu tha se Kushtetuesja nuk dha një vendim të qartë për palët.  

“Gjykata Kushtetuese nuk solli një vendim të prerë që t’u mbyllte gojën palëve politike dhe la pezull të gjitha kërkesat e tyre dhe nuk janë të sqaruar në mënyrën e duhur. Gjykata Kushtetuese mori një vendim që nuk është as mish, as peshk dhe situata do të vijojë me të njëjtin avaz si para vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Këtë mendim ma përforcojnë të gjithë deklarata e bëra nga eksponentët politikë dhe nga vetë Haxhiu”.

Sipas analistit, Albulena Haxhiu po keqpërdoret nga Vetëvendosja dhe Kurti. Ai thotë se ata kanë arritur votat me Listën serbe prandaj kërkojnë që votimi të mbahet i fshehtë.

“Si Vetëvendosje dhe partitë e tjera kanë munduar të përfitojnë në kohë në mënyrë që të marrin një numër dhe të arrijnë në 61. Sipas informacioneve që kam nga VV nëse votohet kryetari i parlamentit ata do të krijojnë shumicën për krijimin e qeverisë se pretendojnë se pjesë e këtij koalicioni do të jetë Nisma socialdemokrate të cilët janë deklaruar se do japin votat por nuk janë të gatshëm të votojnë Albulena Haxhiun për shkak të një konflikti familjar mes Limajt dhe Haxhiut. Mendoj që Haxhiu është një nga figurat më të keqpërdorura nga VV e zoti Kurti, por edhe me Limajn e Nismën arrijnë deri te numri 60. Ata janë të interesuara të kalojnë numrin 60 dhe sipas informacioneve bëhet fjalë për 4 vota të Listës Srpska që janë gati ta votojnë qeverinë e Kosovës por këtë nuk e do as VV dhe prandaj duan që votimi të jetë i fshehtë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos