India dhe Pakistani kanë përshkallëzuar tensionet mes tyre pas shpërthimeve të para dy ditëve të cilat lanë të vdekur mbi 26 persona dhe qindra të plagosur. Nju Delhi ka ndërmarrë një ofensivë diplomatike kundër Islamabadit, duke e fajësuar atë për një sulm vdekjeprurës në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit.
India e akuzoi Pakistanin se po e mbështet “terrorizmit përgjatë kufirit” dhe mori masa diplomatike, përfshirë uljen e nivelit të marrëdhënieve diplomatike, pezullimin e një marrëveshjeje të rëndësishme për ndarjen e ujërave dhe mbylljen e pikëkalimit kryesor tokësor me Pakistanin.
Pakistani i hodhi poshtë akuzat, ndërsa një grup militant i panjohur më parë, që e quan veten Qëndresa e Kashmirit, mori përgjegjësinë për sulmin. (A2 Televizion)