Gati dy muaj nga kërkesa fillestare e Volodimir Zelenskit për aleatët e NATO-s, për avionë luftarakë F16, gjë që do ndihmonte në kundërpërgjigjen ndaj forcave ruse, avionët e parë pritet të mbërrijnë në Ukrainë brenda pak javëve.
Por kohëzgjatja e këtij procesi, nga nisja e dërgesave të avionëve amerikanë e deri tek trajnimi I pilotëve ukrainas, që të mësojnë si ti drejtojnë ato në luftë, e ka acaruar Kievin, në pritje të tyre prej muajsh.
Rudsia ndërkohë ka patur kohë mjaftueshëm që të përgatisë mbrojtjen e saj kundër impaktit të F16 dhe Ukrainës i është dashur të mbijetojë në terren, duke duruar e përballuar, edhe mes mungesash, çdo sulm tokësor e ajror të armikut, me mjete të sofistikuara, disa prodhim I ri e disa të tjera, prodhime sovjetike të modifikuara.
Koha e trajnimit për pilotët ukrainas, për avionët F16, ka dominuar diskutimet rreth dërgesave por Zelensky ka shtuar edhe më tej kërkesat. Nuk mjaftohet me pak por kërkon, veç dërgesës së parë që pritet të mbërrijë brenda gushtit, edhe 70 avionë të tjerë, ndoshta edhe më shumë.
Shënjestrat ruse do të jenë të qarta, kur avionët luftarakë, pilotët dhe ekipet e mirëmbajtjes do të mbërrijnë. Kjo do ta detyrojë Ukrainën që të instalojë mbrojtje raketore, për ti mbrojtur, edhe pse I mungojnë në sasi, sistemet e mbrojtjes ajrore por edhe muncionet.
Sipas Kuzan, Ukraina ka nevojë të jashtëzakonshme për së paku, 2 sisteme patriot e dy bateri nasms, në çdo bazë të saj, për të qenë më e mbrojtur.
Ushtria ukrainase ka punuar shumë për të reduktuar kërcënimet deri në mbërritjen e F16, duke sulmur me cdo mjet, mbrojtjen ajrore ruse, ndonëse është ende e paqartë sesa mund të durojë ende, pa armatime të reja, në masë. (A2 Televizion)