Uragani zbret në kategorinë 3, “Melissa” kërcënon Kubën pasi shkatërroi Xhamajkën

Nga A2 CNN
29 Tetor 2025, 15:24 | Bota

Uragani Melissa godet Kubën, duke sjellë erëra me shpejtësi 185 kilometra në orë dhe shira të rrëmbyeshëm. Më herët kaloi Xhamajkën si stuhia më e fortë që ka goditur vendin në historinë moderne. kryeministri Andrew Holness shpalli një “zonë fatkeqësie” dhe paralajmëron për “ndikime shkatërruese”.

Uragani preku tokën në Kubë si një stuhi e kategorisë tre. Uji pritet të jetë kërcënimi kryesor për ishullin. Niveli i detit në brigjet juglindore mund të shkojë deri në 3.6 metra.

Gjithashtu, reshjet e shiut mund ta përkeqësojnë situatën me përmbytjet dhe rrëshqitjet e mundshme të dheut. Pas Kubës, uragani do të lëvizë në verilindje drejt Bahamas dhe Bermudës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos