
Forcat e armatosura të Venezuelës përmes një videoje kanë dënuar "rrëmbimin" e Presidentit Nicolas Maduros.
Sipas mediave të huaja, duke folur në televizion i rrethuar nga oficerë ushtarakë, Ministri i Mbrojtjes Padrino Lopez pohoi se "Nicolas Maduro është udhëheqësi i vërtetë dhe autentik kushtetues i të gjithë venezuelianëve".
Ai tha se udhëheqja e Forcave Bolivariane të Çlirimit po kërkonte "lirimin e menjëhershëm" të presidentit dhe dënoi "ambicien kolonialiste" të SHBA-së.
"Ne i bëjmë thirrje botës që t'i kthejë sytë nga ajo që po ndodh kundër Venezuelës, kundër sovranitetit të saj", tha Lopez, shkruan A2 CNN.
"Bota duhet të jetë në gatishmëri sepse nëse ishte Venezuela dje, nesër mund të jetë kudo", shtoi ai. (A2 Televizion)