Venezuela zgjedh zëvendësin e Maduros, kush do e marrë drejtimin e vendit

Nga A2 CNN
4 Janar 2026, 18:03 | Bota

Venezuela zgjedh zëvendësin e Maduros, kush do e marrë drejtimin

Zëvendës-Presidentja Delcy Rodríguez ka marrë drejtimin e vendit pas largimit të Nicolás Maduros, me mbështetjen e plotë të institucioneve gjyqësore dhe politike.

Sipas mediave të huaja, ajo dhe vëllai i saj, Jorge Rodríguez, aktualisht kryetar i Kongresit, janë shndërruar në figura qëndrore të pushtetit që prej ardhjes së Maduros në krye të Venezuelës në vitin 2013.

Një tjetër aktor kyç mbetet Diosdado Cabello, ish-kapiten ushtrie dhe aleat i afërt i të ndjerit Hugo Chávez. Cabello vazhdon të luajë rolin e ndërmjetësit të rëndësishëm mes elitës politike, ushtrisë dhe interesave ekonomike, shkruan A2 CNN.

Të tre figurat shfaqen të bashkuara në denoncimin e asaj që e quajnë “rrëmbim” të pushtetit nga Maduro dhe duken të vendosur të ruajnë strukturat politike dhe institucionale të dekadës së fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos