Varka “ngec” në mes të detit, sekuestrohet drogë me vlerë 500 milionë dollarë

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2024, 17:47 | Bota

Varka “ngec” në mes të detit, sekuestrohet drogë me

Policia australiane bëri me dije se sekuestroi rreth 2.3 tonë lëndë narkotike të llojit kokainë në një varkë që kishte pësuar avari në brigjet e Queensland.

13 persona u arrestuan në bordin e anijes, teksa policia arriti të ndalonte dhe pritësit e drogës që qëndronin në breg të detit derisa sa t’u vinte ngarkesa ilegale.

Sipas vlerësimeve paraprake, droga e sekuestruar arrin shifrat e 500 milionë dollarëve, një nga sasitë më të mëdha të kapura ndonjëherë.

Në komunikatën e policisë mësohet se një nga personat e arrestuar ishte drejtuesi i një klubi ilegal motoçiklistësh, të cilët konsiderohen si tepër të dhunshëm.

Lënda narkotike ishte ngarkuar në Amerikën Latine dhe kishte si destinacion tregun Australian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos