Ministria e Brendshme ka dhënë detaje në lidhje me grabitjen spektakolare që ndodhi mëngjesin e së dielës në muzeun e Luvrit.
Sipas ministrisë, rreth orës 09:30 sipas orës lokale disa persona hynë në Galerinë Apollo nëpërmjet një dritareje, të cilën e thyen.
Hajdutët që mendohet të jenë tre ose katër përdorën një vinç mallrash në një kamion jashtë ndërtesës.
Pasi hynë brenda, hajdutët vodhën nëntë objekte nga koleksioni i bizhuterive të Napoleonit dhe Perandoreshës, përfshirë një gjerdan, një karficë dhe një kurorë.
Burime brenda muzeut konfirmojnë se diamanti legjendar “Régent”, më i madhi i koleksionit me peshë mbi 140 karatë, nuk është prekur nga grabitja.
Ministri Nunez thotë se grabitja zgjati shtatë minuta, ndërkohë që po hartohet një listë e saktë e asaj që është vjedhur.
Përtej vlerës së tyre tregtare, ministria thotë se sendet e vjedhura kanë një vlerë të pallogaritshme historike dhe kulturore. (A2 Televizion)