Socialistët kërkojnë të kenë gjithçka nën kontrollin e tyre përsa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë në BE duke i lënë sa më pak hapësirë opozitës.
Pasi i hoqën PD komisionin për Çështjet Europiane, mazhoranca ka depozituar në Kuvend ndryshimet në ligjin për Rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Këto propozime ndryshojnë edhe drejtimin e Këshillit të Integrimit, i cili deri legjislaturën e shkuar kryetaren e ka patur nga radhët e PD, si drejtuese e komisionit për çështjet europiane.
Ky mekanizëm parlamentar do të funksionojë me bashkëkryetare, jo nga komisionet e përhershme parlamentare, por nga kryetari dhe zv/kryetari i delegacionit shqiptar në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim, Taulant Balla nga PS dhe Jorida Tabaku nga PD.
Përpos bashkëdrejtimit ky ligj vjen edhe me një ndryshim të ri. Për të arritur objektivin e qeverisë së Edi Ramës për mbylljen e negociatave brenda 2027, socialistët nxitojnë për të miratuar në një kohë të shkurtër në një numër të lartë ligjesh.
Për këtë arsye ata mendojnë që ligjet që synojnë përafrimin me ato të BE, marrëveshjet që lidhen me stabiliizim asociimin apo detyrimet e dala nga negociata do të duhet të kalojnë në kuvendin e Shqipërisë me procedurë të përshpejtuar.
Përveçse sipas propozuesve socialistë, ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar,3/5 e anëtarëve të Kuvendit. Pavarësisht kundërshtive nga ana e opozitës, PS i ka votat e mjaftueshme për t’i kaluar këto ndryshime edhe e vetme. (A2 Televizion)