Sekretariati i Etikës do të marrë nesër vendimin për përjashtimin apo jo të kreut të grupit demokrat Gazmend Bardhi.
Në orën 9:30 Sekretariati i Etikës do të shqyrtojë kërkesën e 14 deputeteve socialist për përjashtimin e Bardhit me 30 ditë nga punimet e Parlament.
Shumica kërkon masën disiplinore ndaj tij me argumentin se Bardhi ka shkelur në mënyrë të përsëritur rregulloren e Kuvendit gjatë seancës të së enjtes duke penguar folësit dhe duke fyer kryetarin e Kuvendit.
Kjo është masa e dytë disiplinore që socialistët kanë ndërmarrë ndaj kreut të grupit që nga nisja e kësaj legjislature. (A2 Televizion)