Mazniku për vendimin e Qeverisë ndaj Veliajt: Ndoshta jo i duhuri për Erionin, por më i miri për qytetin

Nga A2 CNN
1 Shtator 2026, 22:59 | Politikë

Mazniku për vendimin e Qeverisë ndaj Veliajt: Ndoshta jo i duhuri

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ka folur për situatën në Bashkinë e Tiranës dhe vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt.

I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Mazniku u pyet nëse, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, mendon se qeveria u nxitua me shkarkimin e Veliajt.

Mazniku tha se vendimi ishte marrë në atë kohë duke u konsideruar si zgjidhja më e mirë për situatën që po kalonte Tirana.

“Vendimi ka qenë një vendim i cili ishte jo ndoshta i duhuri për Erionin, por ai që u mendua si më i mirë i mundshëm për qytetin në atë moment, për të tentuar për të zgjidhur një krizë që qyteti kishte.”, tha Mazniku. 

Ndërkohë uke folur për situatën aktuale, Mazniku tha: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i qartë që thoshte që Bashkia e Tiranës ka një kryetar që është zoti Veliaj.”

Sipas ministrit, Veliaj po ushtron kompetencat që i janë njohur nga Gjykata Kushtetuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos