Përplasje para Kryeministrisë, protestuesit mësyjnë godinën

Nga A2 CNN
1 Shtator 2026, 23:07 | Politikë

Përplasje mes protestuesve dhe policisë në ditën e 94 të protestës para Kryeministrisë.

Tensionet nisën kur pjesëmarrësit në tubim kaluan në krah të godinës së qeverisë, duke tentuar të bllokojnë hyrjen, shkruan A2.

Me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike, protestuesit qëndruan para godinës, ndërsa pati edhe të shoqëruar.

Gazetarja e A2CNN, Ornela Joti u shpreh se të shoqëruarit janë dërguar në Komisariatin nr.1.

“Protesta ka vijuar para hyrjes së Kryeministrisë, me thirrjet për largimin e Edi Ramës dhe Sali Berishës. Më pas, vijuan marshimin në drejtim të komisariatit. Pas largimit të protestuesve, është larguar nga zyra e tij edhe kryeministri Edi Rama”, tha gazetarja Ornela Joti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos