Bisedimet e paqes për Ukrainën zhvendosen në Berlin këtë fundjavë. I dërguari i posaçëm i Trump, Steve Wittkof, do të takohet me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe liderë europianë për negociata të nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës.
Në fokus të diskutimeve do të jetë versioni i fundit i planit të propozuar të paqes. Administrata Trump kërkon që ujdia të arrihet deri për Krishtlindje, dhe ka zhvilluar një seri bisedimesh me palët ruse dhe ukrainase po pa shënuar ndonjë progres të rëndësishëm. Mes të pranishmëve në tryezën e Berlinit, raportohet të jenë kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emanuel Macron dhe kancelari gjerman Fridrih Merz.
Konfirmimi për një takim Wittkof-Zelenski vjen disa ditë pasi Ukraina i dhe SHBA një plan të rishikuar të paqes me 20 pika, pasi ai fillestar i propozuar nga Trump u konsiderua si listë dëshirash e Moskës.
Pika më e kontestuar mbetet fati i territorit në lindje të Ukrainës, me Kievin që refuzon të lëshojë edhe tokën që ende kontrollon në Donbas. Nga ana tjetër Moska kërcënon të marrë të gjithë rajonin, ose me negociata ose me armë.
Zelenski reagoi me skepticizëm edhe ndaj propozimit të fundit të Shtëpisë së Bardhë, që kërkon tërheqjen e trupave të Kievit nga Donbasi dhe kthimin e rajonit të zonë të posaçme ekonomike. Megjithatë presidenti amerikan deklaroi se beson që një propozim i tillë do të funksionojë. (A2 Televizion)