Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit.
Yje të kinemasë, regjisorë europianë dhe aziatikë do të zbresin në lidon e famshme nga 27 gushti në një event ku nuk do të mungojnë dozat e tensioneve politike apo luftës në gaza…festivali 11 ditor, shënon fillimin e sezonit të çmimeve në kinematografi, ndërsa filmat që kanë pasur premierën e tyre në Venecia gjatë 4 viteve të fundit kanë marrë më shumë se 90 kandidatura për Oscar dhe kanë fituar gati 20 të tilla, shkruan A2 CNN.
Mes yjeve që pritet të parakalojnë në tapetin e kuq janë Julia Roberts, Emma Stone, George Clooney, Dwayne Johnson, Emily Blunt, Andrew Garfield, dhe Amanda Seyfried, ndërsa programi përfshin zhanre nga trillerat psikologjik tek dramat e dokumentarët.
Por kjo festë e kinemasë nuk mund të mos preket nga gjeopolitika. Një grup i përbërë nga personalite të të industrisë, i quajtur Venice4Palestine, i ka bërë thirrje festivalit të mbajë një qëndrim të forte ndaj luftës në Gaza, duke u kërkuar organizatorëve të promovojnë zërat palestinezë dhe të denoncojnë veprimet izraelite.
Thirrja është nënshkruar nga më shumë se 1500 persona, përfshirë regjisorë, të tillë si Ken Loach dhe Matteo Garrone dhe po ashtu aktorë. Politika ndërkombëtare dhe intrigat globale do të dominojnë edhe mes prodhimeve në garë të edicionit të 82 të festivalit më të vjetër të filmit në botë.
Regjisorja Kathryn Bigelow do të shfaqë për herë të parë trillerin bërthamor “shtëpia e dinamitit’, në Lido, ndërsa Olivier Assayas do të prezantojë “Magjistarin e Kremlinit”, që tregon ngjitjen drejt pushtetit të Vladimir Putinit.
Presidenti rus do të portretizohet nga Jude Law. Për çmimin e shumëlakmuar të luanit të artë do të garojë gjithashtu Guillermodel Toro me një version të ri të Frankenstein dhe Noah Baumbach me komedinë dramtike, "Jay Kelly". Film tjetër i shumëpritur është “la grazia’e paolo sorrentinos”, i cili do të çelë festivalin. (A2 Televizion)