Zëdhënësi i qeverisë izraelite: Trump dhe Netanyahu në kontakt jashtëzakonisht të ngushtë

Nga A2 CNN
26 Gusht 2025, 18:01 | Bota

Zëdhënësi i qeverisë izraelite: Trump dhe Netanyahu në

Zëdhënësi i qeverisë izraelite, David Mencer, u pyet në lidhje me komentet e Donald Trump dje, kur presidenti amerikan tha se mendonte se një fund përfundimtar i luftës është i afërt dhe se i kishte thënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu "më mirë ta zgjidhësh shpejt situatën".

Duke folur gjatë një konference për shtyp, Mencer vlerësoi marrëdhënien që Netanyahu dhe Trump kanë, duke thënë se ata janë në "kontakt jashtëzakonisht të ngushtë".

Ai shton se ka pasur shumë “arritje” gjatë luftës që janë arritur nëpërmjet bashkëpunimit me SHBA-në, duke përmendur një marrëveshje të arritur për të liruar një numër pengjesh, shkruan A2 CNN.

Zëdhënësi thotë se Trump dëshiron që lufta të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, gjë që ai thotë se është gjithashtu objektivi i Izraelit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos