Zelensky ka marrë draftin e planit të paqes nga SHBA-të

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2025, 17:59 | Bota

Zelensky ka marrë draftin e planit të paqes nga SHBA-të

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka marrë një draft të një plani paqeje nga SHBA-të, tha zyra e tij në një deklaratë.

Sipas mediave të huaja, zyra e tij shtoi se Zelensky pret të diskutojë mundësitë diplomatike me Presidentin Donald Trump në ditët në vijim.

Lajmi vjen pas raportimeve të sotme rreth një plani “sekret” paqeje të negociuar midis SHBA-së dhe Rusisë.

Sipas raportimeve, Ukraina do të duhet të bëjë lëshime të konsiderueshme territoriale, të heqë dorë nga disa lloje armësh, të zvogëlojë madhësinë e forcave të saj të armatosura dhe të njohë rusishten si gjuhë zyrtare, si pjesë e planit të propozuar.

Zelenskyy "ra dakord të punojë mbi dispozitat e planit" pas një takimi sot, thuhet në deklaratë, e cila u nda në rrjetin social ‘X’, shkruan A2 CNN.

“Ukraina është përpjekur për paqe që nga sekondat e para të pushtimit rus dhe ne mbështesim të gjitha propozimet thelbësore që janë të afta të sjellin paqe të vërtetë”, vazhdoi deklarata.

"Ukraina ka mbështetur propozimet e Presidentit Trump që nga fillimi i këtij viti për t'i dhënë fund gjakderdhjes”, thuhej më tej në deklaratë, shkruan A2 CNN.

"Ne jemi të gatshëm që tani të punojmë në mënyrë konstruktive me palën amerikane dhe partnerët tanë në Evropë dhe në botë, në mënyrë që rezultati të jetë paqja", përfundoi deklarata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos