Zelensky: Shpresojmë të shkëmbejmë të burgosurit e luftës me Rusinë deri në fund të vitit

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2025, 19:03 | Bota

Zelensky: Shpresojmë të shkëmbejmë të burgosurit e

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka folur në një konferencë për shtyp së bashku me Presidentin Recep Tayyip Erdogan, gjatë vizitës në Turqi.

Sipas mediave të huaja, udhëheqësi ukrainas tha se shpreson të ringjallë shkëmbimet e të burgosurve të luftës me Rusinë deri në fund të vitit.

Ai shtoi se Ukraina mbështetet në përpjekjet diplomatike të Turqisë për të ndihmuar në përfundimin e luftës së Rusisë.

"Sigurisht, ne biseduam në mënyrë thelbësore rreth situatës në diplomaci," tha mes të tjerash Zelensky, shkruan A2 CNN.

"Dhe tani shumë procese janë bërë më aktive, dhe ne po përpiqemi të sigurohemi që të gjitha aktivitetet të synojnë posaçërisht paqen", shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos