"Të hënën do të takohem me Presidentin Trump në Uashington për të diskutuar të gjitha detajet që lidhen me përfundimin e masakrave dhe luftës. Jam mirënjohës për ftesën e tij".
Ky është njoftimi i Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkruan A2.
"Ne mbështesim propozimin e Presidentit Trump për të mbajtur një takim trepalësh midis Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Ukraina thekson se çështjet kryesore mund të adresohen në nivel udhëheqësish dhe se një format trepalësh është i përshtatshëm për këtë qëllim", theksoi Zelensky.
Njoftimi i Zelenskyt erdhi pasi Donald Trump zhvilloi një telefonatë të gjatë me të gjatë fluturimit të kthimit nga Alaska në Uashington. (A2 Televizion)