Zyrtari rus: Tre të vrarë nga bombardimet ukrainase në spital

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2025, 18:29 | Bota

Zyrtari rus: Tre të vrarë nga bombardimet ukrainase në spital

Bombardimet ukrainase në një spital, në një rajon të pushtuar të Ukrainës kanë vrarë tre punonjës mjekësorë dhe kanë plagosur dy të tjerë, sipas një guvernatori të instaluar nga Rusia.

Sipas mediave të huaja, Vladimir Saldo tha se "regjimi kriminal i Kievit bombardoi" spitalin në rajonin jugor të Khersonit.

"Të gjithë të vdekurit dhe të plagosurit janë punonjës të institucionit mjekësor", shkroi ai në Telegram.

"Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore dhe një burrë i plagosur rëndë është në kujdes intensiv", shtoi ai më tej.

Saldo akuzoi Ukrainën për kryerjen e "një tjetër krimi të neveritshëm lufte", shkruan A2 CNN.

Oleshky ka qenë nën pushtimin rus që nga pushtimi fillestar i Ukrainës në shkurt të vitit 2022. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos