
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë, që shënohet nesër më 17 shkurt, raporton A2CNN. Përmes një letre dërguar Presidentes Osmani, shefi i Shtëpisë së Bardhë vë në dukje se Uashingtoni mbetet i palëkundur në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Ndërsa marrëdhëniet tona vazhdojnë të thellohen, ne presim me padurim ta zgjerojmë partneritetin tonë, përfshirë përmes rritjes së tregtisë dhe investimeve që nxisin prosperitetin e përbashkët”, thuhet në letrën e Trumpit.
“Dua t’ju falënderoj ju dhe të gjithë kosovarët për mbështetjen tuaj të vazhdueshme ndaj përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të zgjidhur sfidat globale në Ukrainë, Gaza dhe gjetkë. Gjithashtu e mirëpres Kosovën si një anëtare themeluese të Bordit të Paqes, i cili synon ta bëjë botën më të sigurt, më të fortë dhe më prosperuese”, Vijon Trump. (A2 Televizion)