A u braktisën ish-krerët e UÇK-së? Çejku: U lanë në hije, në Prishtinë u luftua për pushtet

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2026, 21:58 | Kosova

Diplomati Arben Çejku duke folur në emisionin “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, tha se ish-krerët e UÇK u lanë në Hije dhe në Prishtinë u luftua për pushtet. Çejku theksoi se kjo çështje duhej trajtuar në kohë dhe është treguar një qasje e përciptë.

"Në tërësi njerëzit në Prishtinë më shumë u lodhën duke luftuar për pushtet, për karrige, qoftë ata që ishin në pushtet për ta mbajtur dhe ato që ishin në opozitë për ta marrë me çdo kusht, dhe 4 figura të rëndësishme të Kosovës u lanë në hije. Indirekt ia mbyllëm një sy gjykatës dhe prokurorisë së Hagës për t’i thënë ‘shiko, edhe nëse i dënoni s’është ndonjë problem i madh për ne’! Tani që jemi vënë përballë një akuze dhe dënimi kaq të rëndë jemi prekur në nerv, dhe themi ‘prit një sekondë, tani duhet të bëjmë diçka patjetër’! Kjo është një çështje që duhej trajtuar në kohë dhe ne kemi treguar një qasje të përciptë në tërësi. Kuvendi dhe institucionet e Kosovës duhet të kishin ndërmarrë disa hapa për të mos ardhur deri këtu dhe ne e kemi paralajmëruar këtë gjë", tha Çejku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos