Edhe pse nuk ka pasur një datë formale, raporti i përfaqësuesit të lartë të BE për politikë të Jashtme dhe siguri, Jospeh Borrell rreth përmbushjes së kushteve nga ana e Kosovës për heqjen e masave ndëshkuese duhej ti ishte dorëzuar shteteve anëtare që të martën e kaluar.
Dy zëvendëskryeministra të qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi dhe Donika Gervalla, kanë shpalosur pritshmëri të ndryshme, lidhur me vendimin që pritet të marrë Këshilli i Ministrave të BE-së, për çështjen e masave.
Bislimi ka theksuar se përmbajtja e raportit është pozitive, kurse Gervalla nuk është optimiste.
Kryetarja e komisionit për integrim në BE, Rrëzarta Krasniqi, ka theksuar për A2 CNN se ajo që mund të penalizojë është çështja e dinarit.
Kurse analisti politik, Arben Fetoshi thotë për A2 CNN, se masat hodhën dritë të keqe tek imazhi i Kosovës, ndërsa e vlerëson si shqetësuese faktin që ka një mospërputhje të pritshmërive brenda qeverisë.
Fetoshi përmend si faktorë qe mund të ndikojnë në një vendim negative edhe veprimet e pakoordinuara të qeverisë sa i përket bankave në veri e po ashtu diskutimet përhapjen e urës mbi lumin Iber. (A2 Televizion)