16 ditët e aktivizimit, kërkohet kontributi i shoqërisë kundër dhunës

Nga Ideal Gola
26 Nëntor 2024, 20:31 | Aktualitet

Institucionet e Kosovës kanë shprehur vullnetin që të bëjnë maksimumin e tyre në luftën kundër dhunës në baza gjinore. Sikurse edhe viteve të kaluara, ka nisur fushata “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore” që po shënohet me aktivitete të ndryshme në të gjithë vendin.

Në një konference të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla theksoi përpjekjet e institucioneve shtetërore për të parandaluar rastet e dhunës.

“Institucionet e Republikës së Kosovës sot dhe në të ardhmen njohin prioritetin që e ka kjo temë dhe do të angazhohen jo vetëm në kuadër të konferencave, jo vetëm në kuadër të fjalimeve, me qëllim që tema të tilla ndoshta më mirë sesa shoqëritë e tjera të cilat kanë përballur më pak sfida sesa kjo e jona, të mund t’i përballojmë”, deklaroi zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla.

Britania vazhdon të jetë një nga partnerët kryesorë të Kosovës duke sjellë shembujt dhe praktikat më të mira për luftimin e këtij fenomeni.

“Pres me padurim që gjatë këtyre 16 ditëve të festojmë jo vetëm progresin e arritur por dhe të riktheksojmë vendosmërinë tonë për të vazhduar të punojmë së bashku çdo ditë pasi vetëm kështu mund të bëjmë ndryshimin kundër kësaj dukuria dhe të t’i themi mjaft”, u shpreh ambasadori i Britanisë në Kosovë Jonathan Hargreaves.

Në përpjekjet kundër dhunës u kërkua kontributi i të gjithë shoqërisë në mënyrë Kosova të jetë vendi që synon të bëhet.

“E ardhmja jonë si shtet dhe e ardhmja jonë së shoqëri është e ndritur për ta mbërritur këtë duhet që t’i përbashkojmë forcat, duhet të vazhdojmë secili ne rolin që kemi, kudo që jemi, sepse e kemi përgjegjësinë për të kontribuar në mënyrë që t’i japim fund dhunës në familje”, theksoi ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Dhuna në baza gjinore, dhe kryesisht ndaj vajzave dhe grave, shfaqet si një çështje shqetësuese që ka ditur të marr edhe jetë të pafajshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos