Muaji i fundit i punës, Lajçak njofton takim mes kryenegociatorëve Kosovë-Serbi

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2024, 10:06 | Aktualitet

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, konfirmon se takimi i ardhshëm mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhjetor. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se dy javët e fundit kanë qenë produktive dhe me vizita në Gjenevë, Tiranë dhe Paris.

Ai tha se është angazhuar në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara. “Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në dhjetor, shkruan A2.

Pres me padurim periudhën e ardhshme”, nënvizon Lajçak. Dhjetori në fakt pritet që të jetë dhe muaji i fundit i sllovakut si emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, pasi në janar i përfundon mandati. Nga Brukseli nuk kanë sinjalizuar ndonjë zgjatje të mandatit për zotin Lajçak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos