27-vjetori i masakrës së Reçakut, Osmani: Ishte krim kundër njerëzimit, do ta mbrojmë të vërtetën kudo në botë

Nga A2 CNN
15 Janar 2026, 11:23 | Aktualitet

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Osmani: Ishte krim

Krerët më të lartë të shtetit të Kosovës presidentja Vjosa Osmani dhe kryeminsitri Albin Kurti, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Reçak, në 27-vjetorin e masakrës që tronditi opinionin ndërkombëtar. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi se e vërteta për krimet e kryera nga regjimi serb do të mbrohet kudo në botë. Ajo kujtoi dëshminë e ambasadorit William Walker, duke theksuar se ajo që ndodhi në Reçak ishte krim kundër njerëzimit dhe ndaj civilëve të pafajshëm, me synim zhdukjen e popullit shqiptar në Kosovë, përcjell A2 CNN.

“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të vërtetën jo vetëm këtu në Kosovë, por gjithkund në botë. Sepse, ashtu siç dëshmoi ambasadori Walker, ajo që ndodhi këtu ishte krim kundër njerëzimit, ndaj të pafajshmëve, dhe ishte dëshmi e gjallë se qëllimi i regjimit serb ishte ta zhdukte popullin shqiptar në Kosovë nga faqja e dheut”, tha Osmani, raporton A2 CNN.

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Osmani: Ishte krim

Sipas Osmanit, liria, pavarësia dhe demokracia e sotme e Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e martirëve të Reçakut dhe dëshmorëve të UÇK-së, të cilët dhanë jetën për lirinë e vendit.

“Sot jemi të lirë, gëzojmë lirinë, pavarësinë dhe demokracinë në shtetin tonë sovran në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për shkak se themelet e shtetit tonë janë të forta dhe janë bërë të forta me sakrificën e martirëve të Reçakut dhe gjithëandej Kosovës, si dhe dëshmorëve të UÇK-së, të cilët dhanë edhe jetën në mënyrë që ne sot të gëzojmë lirinë”, u shpreh Osmani.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos