350 trupa britanike vendosen në Kampin Bondsteel në Kosovë

Nga A2 CNN
22 Gusht 2025, 21:29 | Aktualitet

350 trupa britanike vendosen në Kampin Bondsteel në Kosovë

Rreth 70 automjete dhe mbi 350 trupa nga Garda Skoceze e Mbretërisë së Bashkuar kanë mbërritur në Kampin Bondsteel në Kosovë.

350 trupa britanike vendosen në Kampin Bondsteel në Kosovë

Në një postim në X, Forca e NATO-s në Kosovë njofton se vendosja e tyre u realizua me mbështetjen e Grupit të Përbashkët të Mbështetjes Logjistike (JLSG) të KFOR-it, duke përfunduar kështu dislokimin e përkohshëm të forcave britanike në rajon.

350 trupa britanike vendosen në Kampin Bondsteel në Kosovë

Kjo vjen në kuadër të forcimit të pranisë dhe gatishmërisë së trupave ndërkombëtare në Kosovë, me synim garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në zonë.

350 trupa britanike vendosen në Kampin Bondsteel në Kosovë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos