Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të përfaqësuesve shtetëror të Kosovës, partnerët në Bashkimin Europian nuk kanë hequr ende masat ekonomike.
Rekomandimi në Bruksel është dhënë me kohë, por vendet anëtare të unionit ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar, kur po bëhet gati një vit e gjysmë nga vendosja e masave.
Por lobimi për të bindur vendet skeptike ka vazhduar edhe këtë javë, ku komisioni për integrim në BE i Kuvendit të Kosovës, për dy ditë ka zhvilluar takime intensive në kryeqytetin e presidencës hungareze.
Kryetarja Rrezarta Krasniqi tha për A2 CNN se nuk është kërkuar vetëm heqja e masave, por edhe njohje të reja. Krasniqi thekson se sanksionet duhej t’i ishin vendosur Serbisë.
Kurse analisti i çështjeve ekonomike, Lavdrim Hamiti, thotë për A2CNN, se këto masa janë shumë të rënda për një vend të pa zhvilluar ekonomikisht siç është Kosova.
Sa i përket pasojave ekonomike, eksperti zbulon dhe koston e rëndë për Kosovën.
Se kur pritet që këto masa të hiqen përfundimisht, Komisioni Europian nuk ka një përgjigje konkrete, përveç asaj se “diskutimet po vazhdojnë". (A2 Televizion)