Në vitin dymijë e njëzet e katër (2024), janë regjistruar shtatëmbëdhjetë mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e tri (17 mijë 863) kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre kurorëzimeve të regjistruara, gjashtëmbëdhjetë mijë e shtatë dhjetë e pesë (16 mijë e 75) kurorëzime kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, kurse jashtë Kosoves janë regjistruar gjithsej një mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e tetë (1 mijë e 788) kurorëzime, transmeton KosovaPress.
Krahasuar me vitin 2023, numri i rasteve të kurorëzimeve të regjistruara në total (brenda dhe jashtë Kosovës) në vitin 2024 ishte më i vogël për gjashtëqind e tridhjetë (630), ose tre pikë katër për qind (3,4%).
“Numri i rasteve të kurorëzimeve të regjistruara brenda Kosovës në vitin 2024 ishte më i vogël për 903, ose 5,3% krahasuar me vitin 2023, përderisa numri i rasteve të kurorëzimeve të regjistruara jashtë Kosovës në vitin 2024 shënoi rritje për 273 ose 18,0% krahasuar me vitin 2023’, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Sipas ASK-së, numri më i madh i rasteve të kurorëzimeve është regjistruar te grup-moshat 25-29 për meshkuj me gjithsej 5 mijë e 27 kurorëzime, ose 31,3 për qind, ndërsa tek femrat grup-mosha 20-24 me gjithsej 4 mijë e 986 kurorëzime, ose 31 për qind e rasteve./kosovapress (A2 Televizion)