Dënohet me 25 vite burg Hashim Thaçi

Nga A2 CNN
16 Shtator 2026, 11:30 | Aktualitet

Dënohet me 25 vite burg Hashim Thaçi

Gjykata Speciale ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 25 vite burg ish-kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, për rolin e tij si ish-drejtues i UÇK.

Trupi gjykues ju shpall ju Hashim Thaci fajtor për pikën 3, arrestim dhe ndalim të paligjshëm, kundër së paku 385 personave, trajtim mizor si krim lufte kryer kundër së paku 49 personave, torturë si krim lufte kryer kundër së paku 303 personave, dhe vrasje të paligjshme si krim lufte, kryer kundër së paku 96 personave”, thuhet në vendimin e trupit gjykues.

Gjykata Speciale ka thënë se të katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë pasur qëllim të përbashkët kriminal, kanë dhënë kontribut të qenësishëm në realizimin e tij dhe synuan krimet përkatëse.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos