Bashkimi Europian është duke i zbërthyer gabimet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që t’i japë gjallëri procesit. Sipas analistit politik, Dorajet Imeri, Shefja e diplomacisë së Brukselit, Kaja Kallas, ka shmangur qëllimisht Prishtinën dhe Beogradin në këtë tur ballkanik, në mënyrë që të kishte diçka konkrete për procesin e bisedimeve dhe të mos ishte thjeshtë një ndalesë kortezie.
Kurse sa i përket dështimit në normalizimin e marrëdhënieve dhe në procesin e dialogut, fatura i atribuohet vetë Bashkimit Europian, shkruan A2 CNN.
Analisti këshillon ndryshimet që duhen bërë për të çuar Kosovën dhe Serbinë drejt progresit.
Për shkak të krizave në veriun e Kosovës, që rritën tensionet mes dyja vendeve, që nga shtatori i vitit 2023 në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë rund i dialogut politik, por ka pasur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve. (A2 Televizion)