“Duam të na mbrojë KFOR”, serbët e veriut në protesta: Hapja e urës, hap kutinë e Pandorës

Nga A2 CNN
7 Gusht 2024, 15:48 | Aktualitet

Me thirrje të tilla si “Duam të na mbrojë KFOR”, apo “Në urë kemi mbrojtur mbijetesën tani mbrojmë zhdukjen”, përfaqësuesit e komunitet serb në veriun e Kosovës, protestuan pranë urës kryesore mbi lumin ibër për të kundërshtuar hapjen e saj… Në nisje të tubimit, organizatorët thanë se Prishtina po kërkon të hapë Kutinë e Pandorës për popullin serb atje, dhe se kjo urë është simbol I mbijetesës së tyre.

Gjatë protestës, ish-gjyqtari nga Mitrovica e Veriut, Nikolla Kabashiq, ishin të sulmuar si popull, dhe nen agresion që të largohen nga vendi.

“Nuk është në interesin tonë, nuk ndihemi të sigurt, si mund të hapet një urë dhe të flitet për pajtim, askush nuk na pajton, liria e lëvizjes ekziston, është një justifikim i rremë, pse nuk ka liri lëvizjeje në Gjakovë? Për çfarë lirie të lëvizjes po flasim kur na përshëndet një patrullë policie çdo pesë apo dhjetë metra. Ne nuk jemi për hapjen e urës”, tha ish-gjyqtari Nikolla Kabashiq.

Ndërkaq, Ivan Millojeviq, drejtor i Postës së Serbisë në Kosovë, tha se pret që në ditët në vijim të mbyllen degët e kësaj poste edhe në jug të Ibrit, duke shtuar se serbët duhet t’iu kundërvihen autoriteteve të Kosovës “me dinjitet”. Në prag të protestës, forca të KFOR dhe Eulex shtuan pranë e tyre në zonë, mes shqetësimeve për tensione. 

Ushtarët italianë në kuadër të misionit të KFOR-it u pozicionuan në urën mbi lumin Ibër, ndërsa afër saj qëndruan edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës. E megjithatë ashtu siç paralajmëroi edhe zv.drejtori i policisë në veri, Veton Elshani, protesta u zhvillua e qetë dhe nuk pati incidente. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos