Në kodrat jashtë Ferizajt, rreth 50 kilometra në jug të Prishtinës, ku paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO patrullojnë që nga përfundimi i luftës së viteve 1998–1999, një pamje e rrallë po i jep një dimension personal misionit shumëkombësh — prindër amerikanë dhe fëmijët e tyre që shërbejnë së bashku. Për trupat amerikane të stacionuara në Kampin Bondsteel, dislokimet zakonisht nënkuptojnë muaj të gjatë larg familjes. Por për një numër të vogël ushtarësh, ajo ndarje nuk vlen më. Rreshterja e klasit te pare Tresa Allemang, nga Luiziana shërben në Kosovë përkrah djalit të saj Aiden Stackhouse.
"Kam qenë në ushtri për më shumë se njëzet vjet, për njëzet e tre vjet. Kamshkuar në shkolla, jam dislokuar ne vende te ndryshme dhe i kam bërë të gjitha duke lënë fëmijët e mi pas. Por këtë herë, e dini, po bej diçka me fëmijën tim”, tha Tresa Allemang.
Mendoj se është diçka që vetëm unë dhe ajo do ta kuptojmë. Është një lidhje që vetëm unë dhe ajo do ta kemi... dua të them, për breza, sepse kështu ndodh, është një ngjarje kaq e rrallë, që të dy të jemi këtu bashkë. Pra, mendoj se krijon një lidhje vërtet të fortë midis nesh, dhe ne tashmë kishim një marrëdhënie shumë të ngushtë. Pra, të qenit këtu po e bën atë edhe më thelbësore".
Historia e tyre pasqyron praninë më të gjerë të trupave amerikane në Kosovë, ku rreth 700 amerikanë janë pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, me gjithsej rreth 5,250 pjesëtarë. KFOR-i, i krijuar në bazë të një mandati të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në vitin 1999,mbetet një forcë stabilizuese në një vend ku tensionet etnike vazhdojnë. Prania e çifteve familjare, ndonëse e rrallë, nxjerr në pah anën njerëzore të një operacioni paqeruajtës. Rreshteri i klasit të parë Richard Spikes, që shërben me të birin, kapralin Tristen Spikes, tha se ky dislokim i ka afruar pas viteve të ndarjes.
"Entuziasmi dhe nervozizmi më goditën të gjitha njëherësh. Thjesht isha i emocionuar që e kisha djalin tim këtu pranë meje. Nuk e kam parë në gjashtë vitet e fundit. Pra, shumë rrallë, një ose dy herë në vit në gjashtë vitet e fundit, sepse ai ishte në detyrë aktive. Kështu që isha shumë i emocionuar që munda ta kisha këtu dhe të ishte me mua", tha Tristen Spikes.
“Na pëlqen shumë të punojmë së bashku. Njoh disa familje, ato mund të grinden. Por, unë dhe babai im, jemi mjaft të ngjashëm në shumë aspekte dhe në mënyrën se si reagojmë ndaj njerëzve. Pra, është shumë emocionuese të punosh me dikë shumë të afërt, me te cilin je dhe shume i ngjashem. Kështu që mendoj se shkojmë shumë mirë", u shpreh Richard Spikes , shkruan A2 CNN.
Të tjerë ndajnë të njëjtën ndjenjë krenarie dhe shqetësimi që vjen kur familjarët janë në shërbim. si Rreshteri TravisHolt, i dislokuar me djalin e tij Trevor si pjesë e misionit paqeruajtës.
“Mendoj se çdo prind është pak i shqetësuar kur mendon se e ka fëmijën në ushtrie. Sigurisht që i bën vetes pyetje të tilla, po sikur ta lëndojnë? Por mua më duket se duke qenë këtu me të ndoshta mund ta ndihmoj në një farë mënyre. Dhe se mund të kujdesem për të si një baba”, tha Travis Holt ushtar amerikan.
“Ndihem shumë krenar për këtë që po bëj. Siç te thatë edhe ju, shumë shokë të mi janë në shkollë ose në shtëpinë e tyre. Por unë ndihem krenar që po bëj diçka që kontribuon tek një vend apo popullsia e tij, përmes këtij misioni”, tha Trevor Holt.
Ndërsa trupat e KFOR-it vazhdojnë të monitorojnë paqen e brishtë, ushtarë si Allemang, Spikes dhe Holt thonë se përvojat e përbashkëta u kanë forcuar si lidhjet familjare, ashtu edhe kuptimin e misionit të tyre. (A2 Televizion)
