
Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 25 vite burg Jakup Krasniqin. I njëjti dënim u shpall më herët për Hashim Thaçin.
Ashtu si Thaçi, Krasniqi u shpall fajtor për akuzat: Arrestim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor si krim lufte, torturë si krim lufte dhe vrasje të paligjshme si krim lufte.
Gjykata Speciale ka thënë se të katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë pasur qëllim të përbashkët kriminal, kanë dhënë kontribut të qenësishëm në realizimin e tij dhe synuan krimet përkatëse.
(A2 Televizion)