Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, sot dëshmia e britanikut John Stewart Duncan

Nga Erjon Dervishi
22 Shtator 2025, 11:15 | Aktualitet

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, sot dëshmia e britanikut

Pas dëshmive të ish-Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe ish-këshilltarit ligjor të delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje, Paul Williams, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të dëgjohet edhe një dëshmitar i tretë.

Bëhet fjalë për diplomatin britanik, John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili do të japë dëshminë e tij. Mbrojtja e Thaçit dhe e ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për krime lufte, ka thirrur gjithsej 11 dëshmitarë, të cilët do të paraqiten gjatë javëve në vazhdim.

Dy dëshmitarë të tjerë do të paraqiten nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, ndërsa mbrojtja e Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit ende nuk ka thirrur dëshmitarë. Dëshmia e mbrojtjes nisi javën e kaluar me Rubinin, i cili gjatë tri ditëve foli kryesisht për rolin e Thaçit në luftë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos