‘Haga’ ngre aktakuzë të re ndaj Hashim Thaçit, arrestohen tre persona të tjerë për pengim të drejtësisë

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2024, 20:36 | Aktualitet

Një lajm i minutave të fundit vjen nga Haga ku Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi të premten se ka ngritur një aktakuzë të re kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nën dyshimin për pengim të drejtësisë, dhe se i ka arrestuar tre të dyshuar të tjerë për pengim të personave zyrtarë dhe mosbindje ndaj gjykatës.

Në një njoftim për media, ZPS-ja tha se i ka arrestuar ish-shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, dhe Fadil Fazliun. 

Ndërkohë, ish-ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, është urdhëruar të paraqitet në gjykatë, pasi akuzohet për mosbindje ndaj gjykatës, thuhet në njoftim

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos