Hapet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër, në Mitrovicë

Nga A2 CNN
26 Gusht 2025, 09:53 | Aktualitet

Mëngjesin e së martës është hapur për qarkullim një nga urat e ndërtuara nga qeveria që lidh pjesën jugore të Mitrovicës me atë të veriut.

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durimishi, ka publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa ka uruar të gjithë qytetarët për këtë urë.

“Urime Mitrovicë! Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës! E gëzofshim urën e re”, ka shkruar Durmishi mbi videon e publikuar në Facebook.

Ura që është hapur është për vetura dhe për njerëz dhe është vendosur pranë urës kryesore mbi Ibër që është e bllokuar për qarkullimin e veturave dhe ruhet nga Karabinierët italianë.

Gurthemeli i dy urave të reja mbi Ibër u vendos në fillim të muajit korrik, në prezencën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se qëllimi është lidhja e Mitrovicës së Veriut me Mitrovicën e Jugut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos