Serbët e Kosovës i janë përgjigjur me radikalizim fshirjes së grafiteve ekstremiste. Në Mitrovicë të Veriut janë shpërndarë disa fletushka, përmes së cilave bëhet thirrje për rezistencë dhe veprime kundër shtetit të Kosovës, shkruan A2 CNN.
“Njërëz ka ardhur koha! Serbia nuk është lodra e askujt. Mjaft më me heshtje dhe kokat e ulura”, lexohet në fletushkat e shpërndara. Më tëj bëhet thirrje për të valvitur flamurin serb në veri të Kosovës.
“Vëllezër dhe motra, le të varim secili prej nesh një flamur në shtëpinë tonë, në dritaren tonë, në makinën tonë, në çdo vend ku mund të shohim se jeton Serbia. Le ta dinë se ne jemi këtu, se ekzistojmë, se nuk do të zhdukemi”, vijon më tej mesazhi i shpërndarë në veri. Policia e Kosovës, konkretisht rajoni për Veriun, në një përgjigje për mediat, ka theksuar se nuk ka arsye për shqetësim lidhur me këto zhvillime. (A2 Televizion)