Protesta “pro-Vuçiç” në Mitrovicë të Veriut, të pranishëm edhe zyrtarë të Listës Serbe

Nga A2 CNN
23 Gusht 2025, 21:59 | Aktualitet

Protesta “pro-Vuçiç” në Mitrovicë të

Në veri të Mitrovicës është mbajtur një tubim kundër protestave ndaj presidentit Vuciç që po organizohen çdo ditë në të gjithë Serbinë.

Së bashku me qytetarët, në tubim ishin të pranishëm edhe kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, nënkryetari Igor Simiq, si dhe kandidatët për kryetarë të komunave në veri, Milan Radojeviq, Dragiša Miloviq dhe Milosh Peroviq.

Qytetarët e mbledhur mbanin një banderolë me mbishkrimin “Mitrovica e Kosovës dëshiron një Serbi të qëndrueshme dhe të fortë”.

Sipas raportit të organizatorëve, qëllimi i tubimit është “mbështetja për paqen dhe tolerancën”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos