Hashim Thaçi del nga Haga, viziton babain në spital

Nga Ideal Gola
13 Mars 2025, 11:41 | Aktualitet

Hashim Thaçi del nga Haga, viziton babain në spital

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, aty ku është i hospitalizuar i ati i tij në gjendje të rëndë shëndetësore.

Thaçi, që akuzohet për krime të pretenduara të luftës nga Dhomat e Specializuara në Hagë, është në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

Ai kishte kërkuar edhe më parë të vinte në Kosovë për një vizitë te babai, por leja i ishte refuzuar në dy raste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos