Inaugurohet në Budapest një kënd biblioteke me emrin e ish-Presidentit Rugova, Osmani pret shiritin

Nga A2 CNN
18 Qershor 2025, 19:25 | Aktualitet

Inaugurohet në Budapest një kënd biblioteke me emrin e

Në një ngjarje solemne të mbajtur sot në kryeqytetin hungarez, është inauguruar një pjesë e veçantë e bibliotekës publike “Ervin Szabó” me emrin e ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në këtë ceremoni, ku u bashkua me miq të vjetër të ish-Presidentit Rugova dhe përkrahës të rinj të Kosovës në Hungari.

Në fjalën e saj, ajo theksoi se figura e Rugovës nuk u takon vetëm qytetarëve të Kosovës, por të gjithë atyre që besojnë në fuqinë e së drejtës dhe idealin e lirisë, shkruan A2 CNN.

“Trashëgimia e Atit themeltar të Republikës, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, nuk i përket vetëm Kosovës, por të gjithë atyre që besojnë në fuqinë e së drejtës dhe në idealin e lirisë. Kjo është një shenjë e përhershme kujtese për vizionin e arkitektit të pavarësisë, i cili me përkushtim i udhëhoqi popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë”, u shpreh Osmani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos