Shumë biznese janë ankuar se KEK-u i ka kërcënuar se, në rast se deri më 9 qershor nuk nënshkruajnë marrëveshje për blerjen e rrymës nga KEK-u, do t’u ndërpritet rryma. Këto biznese, për shkak të frikës, nuk kanë pranuar të deklarohen publikisht në emër të tyre.
Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli tha për KosovaPress se është e pavërtetë që kanë kërcënuar bizneset për ndalje të energjisë elektrike.
Bucolli tha se bizneseve u kanë bërë ftesë çdo ditë me nga tre komunikata në ditë dhe se kanë mbetur edhe tri ditë për të nënshkruar kontratën me KEK-un pas daljes në tregun e hapur të energjisë elektrike. (A2 Televizion)