Presidentja e Republikës së Kosovës ka ftuar në takim partitë politike, ku pritet të diskutohet data e zgjedhjeve të reja lokale.
Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina bëri të ditur për mediat në Kosovë se takimi do të mbahet të mërkurën. “Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, shkruan A2 CNN.
Menjëherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, ka thënë ai. Ky zhvillim vjen në një kohë kur dinamika politike në nivel lokal ka filluar të intensifikohet, ndërsa disa komuna po përballen me vakume institucionale. (A2 Televizion)