Dita e Pavarësisë, 28 nëntori vesh Kosovën kuq e zi, ka edhe flamuj shtetërorë

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2024, 20:20 | Aktualitet

Dita e Pavarësisë, 28 nëntori vesh Kosovën kuq e zi, ka edhe

Me apo pa protokoll shtetëror, me apo pa flamurin e shtetit të Kosovës, ditët e festës së pavarësisë në Kosovë nuk kanë asnjë ndryshim nga një qytet në Shqipëri.

Edhe pse herë të tjera ka patur deri edhe ankesa se pse një shtet duhet të festojë me flamujt e një shteti tjetër kjo për Kosovën nuk përbën asnjë problem pasi për ta ka vetëm një flamur, ai kuq e zi.

Por, për të qenë korrekt me protokollin shtetëror, kësaj here në rrugët e Prishtinës ka patur njësoj flamuj edhe të shtetit të Kosovës me fushën blu.

Edhe fëmijët, edhe të rriturit, pranojnë se ka vetëm një komb dhe një flamur, dhe për 28 nëntor flamuri kuq e zi ka mbushur rrugët jo vetëm të Prishtinës, por edhe në Mitrovicë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos