Kosova hap ambasadën në Malajzi, Osmani: Dritare e re për vendin në Azi

Nga A2 CNN
2 Maj 2025, 18:03 | Aktualitet

Kosova hap ambasadën në Malajzi, Osmani: Dritare e re për vendin

Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është hapur Ambasada e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur të Malajzisë.

Presidentja përmes një postimi në Facebook shprehet se kjo ambasadë është një dritare e re për vendin, me plot mundësi për bashkëpunim edhe më të thellë me Malajzinë, që është një ndër vendet e para që ka njohur Kosovën.

“Një prani edhe më e fuqishme diplomatike në një nga rajonet më strategjike në Azi. Një shtëpi më shumë e Kosovës, ku do të avancohen interesat e qytetarëve tanë, do të fuqizohen aleancat tona dhe do të mbrohet me vendosmëri shenjtëria e sakrificës së popullit të Kosovës për liri e shtet”, tha Osmani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos